Arsenali i bën konak Tottenhamit për derbin e xhiros, publikohen formacionet zyrtare - Gazeta Express
string(83) "arsenali-i-ben-konak-tottenhamit-per-derbin-e-xhiros-publikohen-formacionet-zyrtare"

Futboll

Gazeta Express

23/11/2025 16:37

Arsenali i bën konak Tottenhamit për derbin e xhiros, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Gazeta Express

23/11/2025 16:37

Arsenali dhe Tottenhami luajnë sonte në “Emirates”, për derbin e xhiros së 12-të në Premierligë.

Arsenali hyn në këtë ndeshje pas barazimit me Sunderlandin xhiron e kaluar me shifrat 2-2.

Njëjtë kishte përfunduar edhe ndeshja mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, në po të njëjtën xhiro.

Para ndeshjes që nis sot, e diel, me fillim nga ora 17:30, dy trajnerët, Mikel Arteta dhe Thomas Frank i kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

Pierro Hincapie starton në qendër të mbrojtjes, në mungesë të Gabrielit, teksa në krye të sulmit është vendosur Mikel Merino tek Arsenali.

Spurs e nisin me tre mbrojtës këtë ndeshje, teksa rikthehet në formacionin startues Mohamed Kudus. Blerja e verës, Xavi Simons mbetet në bankën rezervë.

FORMACIONET E PLOTA:

ARSENAL (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Hincapie, Calafiori; Eze, Zubimendi, Rice; Saka (C), Merino, Trossard.

TOTTENHAM (3-4-2-1): Vicario; Romero (C), Van de Ven, Danso; Spence, Palhinha, Bentancur, Udogie; Kudus, Odobert; Richarlison.

Arsenali është i pari në tabelë me 26 pikë të tubuara, tri më shumë se Chelsae në vendin e dytë, që ka një ndeshje më shumë.

Tottenhami është i nënti në tabelë me 18 pikë të grumbulluara./GazetaExpress/