Një atmosferë elektrizuese mbizotëroi në Camp Nou, ku Penya Kosova dhe tifozët e Barcelonës të pranishëm u bënë pjesë e një momenti të paharrueshëm.
Pas një periudhe të gjatë, tifozët nga Kosova u rikthyen në shtëpinë e rinovuar të Barça-s për të mbështetur ekipin e tyre, duke shënuar një ditë historike që do të mbahet mend për shumë vite.
Flamujt e Penya Kosova dhe të Kosovës u valëvitën lart, duke simbolizuar pasionin dhe dashurinë e pandalshme për Barcelonën, shkruan Gazeta Express.
Kjo ishte një ditë e veçantë për të gjithë tifozët, një ditë që theksoi lidhjen mes klubit dhe mbështetësve të saj nga çdo kënd i botës. /GazetaExpress/