Kampionia në fuqi, Drita ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re në udhëtim.
Drita ka fituar 2-0 në ndeshjen e luajtur në Lipjan, kështu duke vazhduar presionin për kreun e tabelës ndaj Prishtinës e Ballkanit.
Gjilanasit golin e parë të ndeshjes e shënuan në pjesën e parë, më konkretisht në minutën e 21-të kur shënoi Rron Broja, pas asistimit nga Egzon Bejtullai.
Golin e dytë të ndeshjes, Drita e shënoi në minutën e 53-të, kur Kristal Abazaj dërgoi topin në rrjetë pasi iu kthye nga pritja e portierit të Prishtinës së Re, Florjan Smakiqit.
Me këto tri pikë, Drita vazhdon ndjekjen për vendin e parë, duke qenë tashmë vetëm tri pikë larg Prishtinës që kryeson me 26 pikë. Ballkani është i dyti në tabelë me po aq pikë sa Drita, që është e treta (23 pikë).
Drita e Prishtina e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë mes vete, e cila u shtye shkaku i ftesës së Faton Malokut te kombëtarja e Kosovës./GazetaExpress/