Një grua nga Ekuadori ka humbur vendin e punës pasi publikoi një video të shkurtër me Lionel Messin -një klip që ajo e regjistroi thjesht për ta bërë të lumtur një mik të afërt, adhurues i madh i yllit argjentinas.
Videoja u bë virale, por punëdhënësi i saj gjykoi se ajo nuk duhej ta kishte filmuar apo postuar, gjë që çoi në largimin e menjëhershëm nga puna.
Ngjarja shkaktoi menjëherë zemërim të gjerë online, sidomos pasi faqja e futbollit “Instant Foot” e publikoi historinë duke e quajtur vendimin të padrejtë.
Në “Instagram”, gruaja shprehu njëkohësisht trishtimin dhe besimin e saj se ditë më të mira do të vijnë.
Ajo shpjegoi se donte vetëm të realizonte ëndrrën e mikut të saj për të marrë një përshëndetje nga Messi dhe zbuloi se ky gjest, në fund, i kushtoi vendin e punës.
Ajo gjithashtu falënderoi mijëra njerëz nga e gjithë bota që i dërguan mesazhe mbështetëse, duke thënë: “Koha e Zotit është perfekte, diçka më e mirë po vjen drejt meje”./GazetaExpress/