Hansi Flick flet për mundësinë e stërvitjes së Lionel Messit te Barcelona - Gazeta Express
string(73) "hansi-flick-flet-per-mundesine-e-stervitjes-se-lionel-messit-te-barcelona"

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 21:21

Hansi Flick flet për mundësinë e stërvitjes së Lionel Messit te Barcelona

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 21:21

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, këtë javë ka reaguar ndaj pyetjeve rreth mundësisë së një rikthimi të Lionel Messit në klub.

Dhe gjermani, me sa duket, është mjaft i hapur ndaj një skenari të tillë.

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së Barcelonës në La Liga kundër Athletic Club të shtunën, Flick shpjegoi:

“Të stërvitësh Messin? Pse jo? Gjithmonë më pëlqen ta shoh duke luajtur, është i jashtëzakonshëm. Por kontrata e tij përfundon në vitin 2028 dhe e imja në 2027…”

Lidhjet për një ribashkim të Messit me Blaugranat vijnë natyrisht pasi argjentinasi bëri një vizitë të papritur në Kataluni.

Duke qenë në Spanjë këtë muaj për një kamp stërvitor me kombëtaren argjentinase, Messi vizitoi edhe “Spotify Camp Nou” të rinovuar.

Mes sugjerimeve se kjo vizitë lidhej me përmirësimin e marrëdhënies së ftohtë mes tij dhe ish-klubit, raportimet për një “vallëzim të fundit” mes Barcelonës dhe Messi-t janë përhapur me shpejtësi.

Megjithatë, për momentin, një rikthim i tillë duket shumë i pamundur./GazetaExpress/