Fisnik Asllani përfshihet prapë në një gol – kësaj here e ‘detyron’ mbrojtësin kundërshtar të shënojë autogol - Gazeta Express
string(105) "fisnik-asllani-perfshihet-prape-ne-nje-gol-kesaj-here-e-detyron-mbrojtesin-kundershtar-te-shenoje-autogol"

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 21:08

Fisnik Asllani përfshihet prapë në një gol – kësaj here e ‘detyron’ mbrojtësin kundërshtar të shënojë autogol

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 21:08

Sulmuesi në formë i kombëtares së Kosovës dhe i Hoffenheimit, Fisnik Asllani është përfshirë përsëri në një gol.

Mirëpo, kësaj here duke mos shënuar vetë, por duke e detyruar kundërshtarin ta ‘kryejë’ punën për të.

Teksa po kalojnë mbi gjysmë ore në ndeshjen Mainz – Hoffenheim, ky i fundit po fiton 1-0, me autogolin e shënuar nga Andreas Hanche-Olsen i Mainzit, mirëpo me ndihmën e sulmuesit dardan, Fisnik Asllani.

Asllani goditi me kokë dhe pastaj u devijua nga mbrojtësi danez në portën e tij.

Asllani deri më tani këtë sezon ka pesë gola dhe dy asistime në Bundesliga./GazetaExpress/