Premierliga vendos rregulla të reja financiare: shpenzimet e klubeve nën kontroll - Gazeta Express
string(80) "premierliga-vendos-rregulla-te-reja-financiare-shpenzimet-e-klubeve-nen-kontroll"

Sport

Gazeta Express

21/11/2025 14:29

Premierliga vendos rregulla të reja financiare: shpenzimet e klubeve nën kontroll

Sport

Gazeta Express

21/11/2025 14:29

Klubet e Premierligës ranë dakord për rregulla të reja financiare nga sezoni i ardhshëm.

Shpenzimet për skuadrën – paga, agjentë dhe transferime – nuk do të mund të kalojnë 85% të të ardhurave nga futbolli dhe fitimit/humbjes neto nga shitjet e lojtarëve, me një shtesë deri në 30%.

Nëse klubi tejkalon kufijtë, mund të ndëshkohet me pike, shkruan Gazeta Express.

Rregullat e reja, të quajtura SCR dhe SSR, synojnë të sigurojnë qëndrueshmëri financiare dhe të ruajnë balancën konkurruese në kampionat, duke u bazuar te standardet e UEFA-s.

SCR kufizon shpenzimet për sezon dhe jep klubeve fleksibilitet për të investuar në pjesë të tjera të operacioneve, ndërsa SSR monitoron likuiditetin dhe kapitalin neto për të mbrojtur stabilitetin afatgjatë, /GazetaExpress/