Zvicra në “panik”: Adrien Llukes shkëlqen në Botërorin U17, FFK hyn në garë për talentin - Gazeta Express
string(84) "zvicra-ne-panik-adrien-llukes-shkelqen-ne-boterorin-u17-ffk-hyn-ne-gare-per-talentin"

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 21:24

Zvicra në “panik”: Adrien Llukes shkëlqen në Botërorin U17, FFK hyn në garë për talentin

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 21:24

Sulmuesi 17-vjeçar Adrien Llukes po shkëlqen me Zvicrën në Kupën e Botës U17, duke shënuar dy gola dhe duke u shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren 3:1 kundër Irlandës.

Forma e tij e jashtëzakonshme ka bërë që mediat zvicerane të frikësohen se talenti me origjinë kosovare mund t’i bashkohet Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Gazeta “20minuten” shkruan se FFK e ka kontaktuar lojtarin, por Llukes aktualisht është i përqendruar te kombëtarja zvicerane dhe Botërori në Katar.

Ai mund të luajë në disa pozita dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të Sionit, duke debutuar në Superligë që në moshën 16-vjeçare.

Llukes ka thënë se “modelët e tij janë Neymari dhe babai i tij”, ndërsa Zvicra U17 përgatitet të premten në orën 15:45 për çerekfinalen kundër Portugalisë. /GazetaExpress/