Montella: “Finalja? Nuk e di nëse preferoj Sllovakinë apo Kosovën, por Turqia do të luftojë” - Gazeta Express
string(87) "montella-finalja-nuk-e-di-nese-preferoj-sllovakine-apo-kosoven-por-turqia-do-te-luftoje"

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 19:43

Montella: “Finalja? Nuk e di nëse preferoj Sllovakinë apo Kosovën, por Turqia do të luftojë”

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 19:43

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur pas shortit të play-off-it për EURO 2026, duke bërë të qartë se fokusi i tij dhe i ekipit është te gjysmëfinalja ndaj Rumanisë.

“Ne kemi bërë një fazë grupi të fortë dhe tani mendja jonë është vetëm te play-off-i. Duam të shkojmë në finale,” tha Montella.“Finalja është diçka e ardhshme, për momentin i kushtojmë gjithë vëmendjen ndeshjes së parë”, shkruan Gazeta Express.

Ai komentoi edhe mundësinë për t’u përballur me Sllovakinë, duke lartësuar përzgjedhësin italian të tyre, Francesco Calzona:

“Sllovakia ka një trajner italian që e njoh mirë dhe është shumë i aftë. Ekipi i tyre është kompakt dhe me shumë besim. Nuk e di se cilën do të preferoja në finale Kosovën apo Sllovakinë, por dua që Turqia të jetë atje.”

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalet pritet të luhen më 31 mars 2026 për një vend në Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /GazetaExpress/