Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Han të Elezit, një shtetases italianë i janë gjetur 24.94 gramë metafetaminë, 4.20 gramë mephodrone, 158.8 gramë gamma butyrolactone, 1.78 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike.
Ajo është dërguar në mbajtje.
“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- PKK Hani i Elezit 19.11.2025 – 10:30. Njësitë policore bashkë me zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të një autobusi, në valixhe e një udhëtare shtetase e Italisë, ka gjetur dhe sekuestruar: 24.94 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit methaphetamin, 4.20 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit mephodrone, 158.8 gramë likuid substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit gamma butyrolactone, 1.78 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një epruvetë qelqi për tymosje të drogave, dy telefona celularë, 4820 € para të gatshme dhe dy kartëmonedha nga 100€ që dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit ë rastit është dërguar në mbajtje.”