Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partitë që deri tash kanë qenë në pushtet po kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor. Sipas tij kjo është arrogancë.
“Pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo periudhë është një periudhë shumë e çmuar e familjeve tona, e qytetarëve tonë, shumë ngjarjeve festive. Është një arrogancë, një përbuzje, me u shpall zgjedhjet më 28 dhjetor, në periudhën e pushimeve dimërore, që pastaj me mbet me numërime e rezultate edhe natën e vitit të ri”, tha ai. /GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...