Partia Demokratike e Kosovës, do të mbajë pas pak një konferencë për media në objektin e Kuvendit të Kosovës.
E njëjta është paraparë të fillojë në orën 10:45
Ndryshe, nga ora 11:00, VV’ja ka thirrur seancë ku në rend të ditës janë marrëveshjet me BE-në nga të cilat Kosova nuk po mund të përfitojë miliona euro, buxheti për vitin 2026, buxheti për disa komuna, përfshirë kryeqytetin, si dhe çështja e RTK-së ku punëtorët kanë mbetur pa paga.