Kostas Tsimikas u nënshkrua nga Roma me shpresën për ta bërë titullar të rregullt në krahun e majtë, por paraqitjet e tij kanë bërë që klubi të jetë i lumtur që nuk pati asnjë detyrim ndaj Liverpoolit.
Negociatat zgjatën për një kohë gjatë verës, me specialistin grek që i kërkonte Liverpoolit ta linte të largohej, pasi ishte entuziast për projektin e verdhekuqve.
Disa muaj më vonë, gabimet e shumta dhe paraqitjet pa ndikim e kanë shtyrë ish-lojtarin e Liverpoolit gjithnjë e më poshtë në hierarkinë e skuadrës.
Situata është aq e keqe saqë edhe kur Angelino u përjashtua për disa javë, duke krijuar emergjencë në krahun e majtë, Gian Piero Gasperini preferoi të zhvendoste Ëesley në anën tjetër në vend që të aktivizonte Tsimikas.
Nuk mund të themi ende se eksperienca në Qytetin e Përjetshëm po përfundon për Tsimikas.
“Ajo që mund të konfirmojmë është se Roma nuk ka aspak keqardhje që marrëveshja e tyre me Liverpoolin ishte një huazim i thatë, pa asnjë garanci apo detyrim për ta bërë transferimin të përhershëm”, raporton “Football Italia”./GazetaExpress/