Përdoruesit e TikTok janë zhgënjyer kur zbuluan se një nga hitet më të mëdha të vitit mund të jetë krijuar nga inteligjenca artificiale.
Kënga “I Run” nga artisti misterioz HAVEN arriti të renditet në vendin e 11-të në Spotify në SHBA dhe e 25-të në botë, por mungesa e informacionit mbi vokalistin dhe identitetin e artistit ngriti dyshime.


Një Spotify zyrtar tha për Daily Mail:
“Spotify ndalon rreptësisht imitimin e artistëve. Kënga u hoq dhe nuk u paguan asnjë të drejtë autori për streamingun e saj.”
Shumë fansa reaguan me zemërim, duke shkruar:
“Ne jemi në një ferr distopik.”


“Është e trishtë që njerëzit dëshirojnë të dëgjojnë një këngë të krijuar nga AI, jo një artist të vërtetë.”
Kënga është publikuar më 28 tetor dhe u kthye menjëherë në hit, duke arritur mbi 2.8 milion klikime në YouTube në pak më shumë se një muaj.
Megjithatë, në Spotify dhe Apple Music, kënga u zhduk papritmas. Shumë dyshojnë se kjo ka të bëjë me përdorimin e mundshëm të AI për të modifikuar vokalet, një praktikë që Spotify e ka ndaluar së fundmi.
Londonasi Harrison Walker, prodhuesi pas HAVEN, ka konfirmuar se vokalet janë të tijat, por të modifikuara për të tingëlluar të ndryshme. Ky proces ngjan me krijimin e vokaleve të “klonuar” me AI.

Fansat kanë reaguar me përzierje ndjenjash: disa ndihen të tradhtuar, të tjerë janë të gatshëm të pranojnë teknologjinë AI, duke thënë:
“Pse AI është problem? Realisht, AI do të jetë e ardhmja.”


“Kënga është fantastike, nuk më intereson nëse është AI.”
HAVEN ka postuar një video ku tregon një person të panjohur duke punuar në kompjuter dhe premton rikthim të këngës. /GazetaExpress/