PRIME-i i Big Brother VIP Kosova 4, sonte LIVE edhe në YouTube – Nis spektakli më i madh i vitit! - Gazeta Express
string(93) "prime-i-i-big-brother-vip-kosova-4-sonte-live-edhe-ne-youtube-nis-spektakli-me-i-madh-i-vitit"

Rozë

Gazeta Express

17/11/2025 19:57

PRIME-i i Big Brother VIP Kosova 4, sonte LIVE edhe në YouTube – Nis spektakli më i madh i vitit!

Rozë

Gazeta Express

17/11/2025 19:57

Gjithçka është gati!

Sonte zyrtarisht nis edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova, një sezon që pritet të sjellë surpriza të mëdha, emocione të forta dhe momente që do të mbajnë të ngjitur pas ekranit mijëra shikues brenda dhe jashtë Kosovës.

Spektakli do të transmetohet LIVE në Klan Kosova, duke filluar nga ora 21:00, ku publiku do të zbulojë për herë të parë banorët e rinj, surprizat e natës së madhe dhe atmosferën brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Por këtë vit ka edhe një risi të rëndësishme:

PRIME-i i parë i BBVK4 do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në YouTube, duke u dhënë mundësinë të gjithë shikuesve në mbarë botën të jenë pjesë e këtij starti madhështor.

Kjo do të thotë se askush nuk mbetet jashtë emocionit të natës së parë—pavarësisht ku ndodhet.

BBVK 4 nis sonte. Përgatituni për një sezon plot lojë, dramë, humor dhe momente që do të komentohen gjatë! /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement