A po rikthehet “Kafeneja Jonë”, Kokaqja dhe tezja Gane e zbulojnë të vërtetën - Gazeta Express
string(74) "a-po-rikthehet-kafeneja-jone-kokaqja-dhe-tezja-gane-e-zbulojne-te-verteten"

Rozë

Gazeta Express

16/11/2025 11:47

A po rikthehet “Kafeneja Jonë”, Kokaqja dhe tezja Gane e zbulojnë të vërtetën

Rozë

Gazeta Express

16/11/2025 11:47

“Kokaqja” dhe “Tezja Gane” kanë rikthyer nostalgjinë e serialit “Kafeneja Jonë”.

Ata kanë theksuar se nuk ka një rikthim të plotë të serialit, por janë pjesë e një reklame të re.

Irena Aliu, që luan rolin e “Tezjes Gane”, ka shpjeguar se ky është një “kthim i vogël” për një reklamë të veçantë.

“Është e pamundur me bë një personazh komplet të ri që s’i përngjan vetës, ia kam dhanë sharmin”, tha Irena.

Fatos Kryeziu, i njohur si “Kokaqja”, e komentoi me humor faktin që ai, Irena dhe Teuta Krasniqi nuk janë plakur, duke shtuar: “Nuk jemi suravë.”

Ai gjithashtu ka shtuar se, përtej reklamës, ata kanë biseduar me producentin e serialit dhe aktorët për mundësinë e një rikthimi të mundshëm.

Kryeziu tha se, sipas të gjitha gjasave, producenti Shkumbin Istrefi është duke punuar në një film të bazuar në serialin “Kafeneja Jonë”. /Klankosova.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement