Basketbolli kosovar sjell sonte një nga ndeshjet më emocionuese të fillimit të sezonit, kur në palestrën “Sezai Surroi” Bashkimi pret rivalin tradicional, Pejën.
Të dy ekipet kanë nisur kampionatin në mënyrë perfekte, me nga pesë fitore në pesë ndeshje, dhe janë të vetmet skuadra pa humbje deri tani.
Ndeshja e sotme që fillon në orën 19:00 do të vendosë se cila skuadër do të ruajë statusin e pamposhtur dhe do të marrë epërsinë psikologjike në këtë rivalitet të moçëm.
Dueli pritet të jetë intens dhe i balancuar, pasi të dyja skuadrat kanë treguar formë të shkëlqyer dhe do të luftojnë deri në sekondën e fundit për fitoren e radhës.
/GazetaExpress/