Flaka Loxha synon të bronztën në Grand Prix Zagreb 2025! - Gazeta Express
string(55) "flaka-loxha-synon-te-bronzten-ne-grand-prix-zagreb-2025"

Sport

Gazeta Express

14/11/2025 15:04

Flaka Loxha synon të bronztën në Grand Prix Zagreb 2025!

Sport

Gazeta Express

14/11/2025 15:04

Flaka Loxha ka vazhduar garën e saj të shkëlqyer në Grand Prix të Zagrebit. Në repasazh, ajo arriti të mposht me wazari francezen Ophelie Vellozzi, duke siguruar një vend në ndeshjen për medaljen e bronztë.

Për të bronztën, Flaka do të përballet me zviceranen Binta Ndiaye, në një duel që pritet të jetë i fortë dhe emocionues, shkruan Gazeta Express.

Flaka ka treguar edhe një herë potencialin e saj për medalje në nivel ndërkombëtar, dhe tifozët shqiptarë presin me padurim suksesin e saj.

/GazetaExpress/