Gilmando Dani mbeti i vrarë këtë të martë në një atentat mafioz. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.
Dani, 47 vjeç, ishte pasagjer në një makinë të bardhë dhe të blinduar. Shoferi i makinës, i identifikuar si 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri, mbeti i plagosur rëndë.
I plagosuri u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe është në gjendje kritike për jetën. I plagosuri dyshohet se është agjent i Mbikëqyrjes Policore (AMP).