A jeni në hap me të rinjtë, apo po filloni të tregoni moshën tuaj?
Përgjigja mund të fshihet tek mënyra se si përdorni fjalët dhe shprehjet e reja. Së fundmi, fjalë e vitit 2025 sipas Collins Dictionary është shpallur “vibe-coding”. Ky term përdoret për të përshkruar mënyrën e thjeshtë që individët jo-teknikë mund të krijojnë kod kompjuterik duke i thënë një programi AI çfarë të bëjë.
Në të njëjtën kohë, shprehja e njohur “LOL” është shpallur “out” nga një sondazh i kryer mbi 2,000 britanikë nga Sky Mobile. Përdorimi i saj tani është zëvendësuar nga fraza si “sending me” apo emoji-t e kafkës.


Por a flisni vërtet “Gen Z”? (Gjenerata Y)
Ja disa nga fjalët dhe shprehjet që janë in dhe ato që ju bëjnë të dukeni të vjetër:
Fjalë dhe shprehje që janë in
Vibe-coding – Popullarizuar nga Andrej Karpathy, ish-Drejtori i AI në Tesla dhe inxhinier themelues në OpenAI.
Biohacking – Ndryshimi i proceseve natyrore të trupit për përmirësimin e shëndetit dhe jetëgjatësisë.
Clanker – Term përçmues për kompjuterë, robotë ose burime AI, i njohur nga “Star Wars: The Clone Wars”.
Glaze – Përdoret për të kritikuar dikë që lavdërohet tepruar ose pa arsye.

Aura-farming – Krijimi i një persona të veçantë dhe karizmatik, arti i dukjes “cool”.
HENRY – Akronim për “High Earner, Not Rich Yet” (të ardhura të larta, por ende jo të pasur).
Coolcation – Pushime në vende me klimë të freskët.
Taskmasking – Veprimi i dhënies së përshtypjes se je produktiv, edhe pse nuk je.
Micro-retirement – Pushim i shkurtër midis periudhave të punës për të ndjekur interesat personale.
Fjalë dhe shprehje që janë out
Sipas sondazhit të Sky Mobile, Gen Z e ka shpallur “LOL” të vjetër, po ashtu edhe shkurtesa si:
YOLO – You Only Live Once
LMAO, G2G, ROFL
Edhe përdorimi i disa emoji-ve mund të tregojë moshën tuaj: 👍, ❤️, OK hand, grimacing face. Përdorimi i pikës në fund të mesazheve shihet si “intimidues” nga të rinjtë, ndërsa GIF-të konsiderohen “cringe” dhe për “boomers”.

Diferenca mes Millennial dhe Gen Z
Millennials (1977-1994) – Rriten gjatë ndryshimeve teknologjike dhe globalizimit. Shumë të orientuar ndaj balancës punë-jetë dhe shëndetit.
Gen Z (1995-2012) – Të vetëdijshëm për krizën ekonomike, ndryshimet klimatike dhe globalizimin. Një brez i tolerueshëm dhe përfshirës, i lidhur ngushtë me teknologjinë dhe rrjetet sociale, duke përdorur YouTube, Instagram dhe Snapchat më shumë se TV.
Nëse dëshironi të qëndroni në hap me gjuhën e të rinjve, mos harroni: përdorni emoji modern, shpërndani mesazhet në pjesë të vogla, dhe shmangni shprehjet dhe GIF-të e vjetruara. /GazetaExpress/