P Diddy mohon kategorikisht akuzat për konsum alkooli në burg - Gazeta Express
string(61) "p-diddy-mohon-kategorikisht-akuzat-per-konsum-alkooli-ne-burg"

Yjet

Gazeta Express

10/11/2025 22:46

P Diddy mohon kategorikisht akuzat për konsum alkooli në burg

Yjet

Gazeta Express

10/11/2025 22:46

Sean “Diddy” Combs ka reaguar fuqishëm ndaj raportimeve se dyshohej se ishte kapur duke konsumuar alkool gjatë qëndrimit të tij në Fort Dix Federal Correctional Institution, një burg federal me siguri të ulët në New Jersey.

Në një deklaratë të publikuar të shtunën në platformën X, ekipi i menaxhmentit të reperit hodhi poshtë me forcë çdo spekulim:

“Thashethemet që pretendojnë se z. Combs është kapur me alkool janë krejtësisht të rreme. Fokusi i tij i vetëm është të bëhet versioni më i mirë i vetes dhe të rikthehet te familja e tij,” – shkruhej në njoftim.

Reagimi erdhi pas raportimit të TMZ, i cili sugjeronte se Combs mund të kishte konsumuar një lloj “alkooli të bërë vetë në burg”, i përgatitur duke fermentuar sheqer, Fanta dhe mollë. Burime anonime për medien sugjeronin se reperi mund të kishte “telashe me autoritetet e burgut”, por një zyrtar i institucionit deklaroi se “nuk kishte asnjë informacion për këtë incident”.

Përfaqësuesi i Combs i tha gjithashtu Page Six se reperi është i përqendruar tek përshtatja me jetën në burg dhe transformimi personal:

“Si çdo personazh shumë i njohur në një mjedis të ri, gjatë kohës së tij atje do të ketë shumë thashetheme dhe histori të ekzagjeruara, shumica prej tyre të pavërteta. Ne kërkojmë që njerëzit t’i japin atij të drejtën e dyshimit dhe privatësinë për t’u fokusuar te rritja e tij personale, me dinjitet dhe qëllim,” – u shpreh zëdhënësi.

Diddy, i cili shërben një dënim për shkelje ligjore në lidhje me armë, ka theksuar përfaqësuesi i tij se prioriteti i tij mbetet përmirësimi personal dhe rikthimi i jetës normale pas lirimit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement