Ruben Amorim është shpallur trajneri më i mirë i muajit Tetor në ligën angleze.
Trajneri i Manchester United ka arritur një ringjallje të jashtëzakonshme me ekipin e tij, duke regjistruar një seri fitoreje, përfshirë një fitore historike ndaj Liverpoolit në transfertë pas gati një dekade.
Skuadra e Amorimit ndodhet në vendin e tetë në tabelë, por është vetëm një pikë larg vendit të katërt, Sunderland, para udhëtimit të së shtunës ndaj Tottenham Hotspur.
Lojtari i United, Bryan Mbeumo, gjithashtu është shpallur “Lojtari i Muajit Tetor” në Premierligë. Kamerunasi ka qenë në super formë gjatë këtyre katër javëve për skuadrën e Manchesterit.
/GazetaExpress/
A perfect month for @ManUtd 👏
— Premier League (@premierleague) November 7, 2025
Ruben Amorim wins October's @BarclaysFooty Manager of the Month 💼 pic.twitter.com/E05A2DqRS9