Sulmuesi 19 vjeçar Arijon Ibrahimovic është ftuar nga trajneri i kombëtares gjermane të grupmoshave U-21 për ndeshjet e nëntorit që do t’i luaj kundër Maltës dhe Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për UEFA Euro U-21.
Arijon Ibrahimovic ishte raportuar kohëve të fundit se mund të jetë në listën e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës mirëpo duket se lojtari ka vendosur ndryshe.
Ibrahimovic ka tetë ndeshje të luajtura këtë sezon për skuadrën Heidenheim mirëpo ende nuk ka arritur të gjej rrugë e golit, shkruan Gazeta Express.
/GazetaExpress/
