Drita ka arritur të shënoi fitore historike kundër skuadrës irlandeze Shelbourne me golin e vetëm të shënuar nga Almir Ajzeraj në minutën e 57-të të ndeshjes , shkruan Gazeta Express.
Skuadra e Shelbournit mbeti me një lojtar më pak në minutën e 16-të kur lojtari James Norris ndërhyri ashpër ndaj sulmuesit Ajzeraj dhe gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq.
Drita ngjitet në pozitën e 13-të duke siguruar tre pikët e para në këtë garë.
Skuadra tjetër shqiptare Shkëndija ka arritur të marr një pikë kundër skuadrës Jagellonia nga Polonia.
Për Shkëndinë ishte sulmuesi Liridon Latifi që me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 49-të kaloi skuadrën në epërsi, ndërsa Lozano i Jagellonias barazoi shifrat në minutën e fundit të takimit.
Me këtë barazim Shkëndija shkon në kuotën e katër pikëve në tabelën e Ligës së Konferencës.
Drita do të përballet ndaj Shkëndisë së Tetovës në xhiron e ardhëshme të Ligës së Konferencës në një përballje shqiptare më 27 Nëntor.
/GazetaExpress/