Monty Python dikur pyetën me ironi se çfarë bënë romakët për ne, por një hartë e re tregon qartë se ata ndërtuan një rrjet të jashtëzakonshëm rrugësh që revolucionarizoi Europën dhe jo vetëm.
Quhet Itiner-e, dhe kjo hartë interaktive ofron një pasqyrë të rrallë të sistemit të transportit të Perandorisë Romake, pothuajse 2,000 vjet më parë. Rrugët romake shtriheshin në një sipërfaqe prej 1.5 milion miljesh katrorë, nga Anglia veriore në Francë, Spanjë, Greqi, Turqi dhe deri në pjesët veriore të Afrikës.
Përmes këtyre rrugëve, romakët transportonin njerëz, ushtri, ushqim, verë dhe shumë më tepër me karroca druri të tërhequra nga kuajt. Ekspertët theksojnë se ky rrjet ishte kritik për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe ideve gjatë zgjerimit të fuqishëm të Perandorisë.

Si u krijua hartë interaktive
Shkencëtarët nga Spanja dhe Danimarka përdorën të dhëna arkeologjike, harta topografike dhe imazhe satelitore për të krijuar këtë mjet online falas.

Ata u mbështetën pjesërisht tek milestones prej guri të vendosur rregullisht përgjatë rrugëve nga romakët – disa prej të cilave ekzistojnë ende sot, të futur në gardhe ose përdorur si porta. Ndihmuan gjithashtu mbetjet e stacioneve të shërbimit romake.
Rrjeti i rrugëve
Hartë përfshin 185,896 milje rrugë (299,171 km) – më shumë se vlerësimet e mëparshme prej 117,162 miljesh.

Paraqet periudhën e vitit 150 pas Krishtit, kur Perandoria Romake ishte në kulmin e saj, me mbi 55 milion njerëz.
Në Britani, rrjeti rrugor ishte i gjerë, me rrugë kryesore që lidhnin qytetet me Londinium (Londër) dhe përfshinte rrugën e famshme Watling Street, e gjatë 276 milje nga Viroconium (Shropshire) deri Durovernum (Canterbury).
Në Europën kontinentale, rrjetet më të dendura ishin në Itali, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Gadishullin Iberik, ndërsa pjesë të Gjermanisë, Danimarkës, Polonisë dhe Ukrainës mbetën të paprekura për shkak të rezistencës së fiset gjermane.

Saktësia dhe rëndësia
Harta Itiner-e konsiderohet dataset-i më i detajuar dhe më i plotë i hapur i rrugëve romake deri më sot. Sipas studiuesve:
Vetëm 2.7% e rrugëve dihen me saktësi,
89.8% janë të njohura me më pak saktësi,
dhe 7.4% janë të hipotezuara.

Mjeti mund të ndihmojë historianët dhe akademikët në studime mbi administratën romake, migrimin dhe përhapjen e sëmundjeve nëpër perandori. Harta aktuale nuk tregon ndryshimet me kohën, por versionet e ardhshme pritet ta bëjnë këtë. /GazetaExpress/
