Liverpool gati ta shpërblejë Dominik Szoboszlain me kontratë të re - Gazeta Express
string(66) "liverpool-gati-ta-shperbleje-dominik-szoboszlain-me-kontrate-te-re"

Futboll

Gazeta Express

06/11/2025 15:48

Liverpool gati ta shpërblejë Dominik Szoboszlain me kontratë të re

Futboll

Gazeta Express

06/11/2025 15:48

Liverpool po planifikon t’i ofrojë Dominik Szoboszlait një kontratë të re, si shpërblim për formën mbresëlënëse që mesfushori po shfaq këtë sezon.

Szoboszlai ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës së Arne Slot, dhe drejtuesit e klubit duan të vlerësojnë kontributin e tij me një marrëveshje afatgjatë.

Reprezentuesi i Hungarisë ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 14 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë titullar në çdo ndeshje të Premierligës dhe Ligës së Kampionëve. Në këtë të fundit, ai është bashkëkryesues për asistime (3).

Sipas gazetarit Nicolò Schira, Liverpool synon t’ia zgjasë kontratën Szoboszlait deri në vitin 2030 ose 2031. Aktualisht, marrëveshja e tij skadon në 2028, por klubi nuk dëshiron të përsëritet rasti i Trent Alexander-Arnold, i cili verën e kaluar ishte afër skadimit të kontratës.

Liverpool po ashtu duhet të merret edhe me situatën e Ibrahima Konatés, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni.

Që nga transferimi nga RB Leipzig në vitin 2023, Szoboszlai ka zhvilluar 109 ndeshje me kampionët e Premier League.