De Rossi merr drejtimin e ekipit të njohur të Serie A - Gazeta Express
string(53) "de-rossi-merr-drejtimin-e-ekipit-te-njohur-te-serie-a"

Futboll

Gazeta Express

06/11/2025 14:25

De Rossi merr drejtimin e ekipit të njohur të Serie A

Futboll

Gazeta Express

06/11/2025 14:25

Genoa ka emëruar Daniele De Rossin si trajner të ri të skuadrës, pasi ka shkarkuar Patrick Vieira-n, njoftoi të enjten klubi italian që kërkon të largohet nga zona e rënies.

Trajneri francez u shkarkua pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, me asnjë fitore në nëntë ndeshje, tre barazime dhe gjashtë humbje, që e kishin lënë Genoan në vendin e fundit të renditjes.

“Genoa CFC njofton se Daniele De Rossi është emëruar trajner i ekipit të parë,” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
“Trajneri i ri tashmë është takuar me lojtarët dhe do të drejtojë seancën stërvitore të pasdites në qendrën sportive Signorini.”

De Rossi, 42 vjeç, kaloi gati dy dekada si lojtar i AS Romës. Ai mori drejtimin e klubit kryeqytetas në janar të vitit 2024, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, dhe e udhëhoqi Romën drejt vendit të gjashtë në Serie A dhe gjysmëfinales së Europa League, para se të rinovonte kontratën deri në vitin 2027.

Megjithatë, ai u shkarkua në shtator të vitit të kaluar, pas një fillimi tjetër pa fitore në sezonin e ri.