Zbulohet orari i ndeshjeve të fundjavës në Superligë - Gazeta Express
string(52) "zbulohet-orari-i-ndeshjeve-te-fundjaves-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

06/11/2025 13:07

Zbulohet orari i ndeshjeve të fundjavës në Superligë

Futboll

Gazeta Express

06/11/2025 13:07

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar orarin e ndeshjeve të fundjavës në Superligën e futbollit.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën dhe dy të dielën, kurse derbi i madh i xhiros së 13-të, i paraparë të luhet në fundjavë, është shtyrë shkaku i angazhimeve të ekipit gjilanas në garat evropiane, shkruan “Gazeta Express”.

Një duel mjaft i rëndësishëm do të jetë ai mes Drenicës dhe Ballkanit, me dy ekipet që s’kanë vend për gabime – Kuqezinjtë për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës, kurse therandasit për ta mbajtur hapin me lideren Prishtina.

Ndërkohë. Llapi do të mundohet t’i mbajë në shtëpi pikët në duel me Prishtinën e Re, e cila po ashtu ka nevojë për pikë për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Malisheva – Gjilani do të jetë një ndeshje e paqartë, ndërsa vendësit vijnë nga fitorja në udhëtim me Dukagjinin.

Klinasit, ndërkohë, pa trajnerin e larguar Ismet Munishi do ta vizitojnë Ferizajn.

Të gjitha ndeshjet e fundjavës do të luhen prej orës 13:00. /Gazeta Express