Basketbollisti italian Achille Polonara, i cili luajti për Baskonian nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe aktualisht është anëtar i Dinamo Sassarit, u zgjua nga koma pas një beteje të vështirë me leuçeminë mieloide dhe komplikacionet që pasuan një transplant të palcës së kockave.
Polonara iu nënshtrua një transplanti të palcës së kockave në Spitalin Sant’Orsola-Malpighi në Bolonjë në shtator, pasi kaloi verën në Valencia duke iu nënshtruar kimioterapisë.
Disa ditë para daljes së tij të planifikuar, ai pësoi një embolizëm që e la në koma për dhjetë ditë.
Gruaja e tij Erika Bufano përshkroi momentet dramatike.
“Kur ia hoqën tubin PEG, ai humbi ndjenjat dhe pësoi trombozë. Truri i tij kishte mungesë oksigjeni dhe thanë se shanset e tij për mbijetesë ishin shumë të ulëta. Isha e dëshpëruar”.
Për fat të mirë, basketbollisti italian u zgjua. Erika zbuloi se momenti i zgjimit ishte i pabesueshëm.
“Ai hapi sytë, më njohu dhe filloi të thoshte fjalët e tij të para. Në fillim bëri pyetje pa kuptim, dhe pastaj filloi të këndonte këngë”.
Polonara është tani në fazën e rikuperimit dhe së shpejti mund të largohet nga spitali.
“Isha në koma për dhjetë ditë. Më thanë se kisha 90 përqind shanse për të vdekur, por tani mund të dal nga spitali. Ishte sikur të flija. Kur hapa sytë, nuk mund të bëja asgjë, por tani të marr frymë jashtë spitalit është e mrekullueshme”, tha Polonara për programin italian Le Iene.
Sipas Gazzetta dello Sport, Polonara doli nga spitali për herë të parë fundjavën e kaluar për të marrë pjesë në ditëlindjen e pestë të vajzës së tij Vitoria./Telegrafi
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...