Glitçi i alarmit në iPhone bën përdoruesit të flenë më gjatë – këngëtarja Cat Burns shpërthen: “Çfarë po ndodh?” - Gazeta Express
string(106) "glitci-i-alarmit-ne-iphone-ben-perdoruesit-te-flene-me-gjate-kengetarja-cat-burns-shperthen-cfare-po-ndodh"

AutoTech

Gazeta Express

05/11/2025 18:47

Glitçi i alarmit në iPhone bën përdoruesit të flenë më gjatë – këngëtarja Cat Burns shpërthen: “Çfarë po ndodh?”

AutoTech

Gazeta Express

05/11/2025 18:47

Një glitç i ri i zbuluar tek iPhone po bën që përdoruesit të humbasin alarmin e tyre – përfshirë këngëtaren britanike Cat Burns, e njohur nga “Celebrity Traitors”.

Burns ndau frustrimet e saj në një video të bërë virale në TikTok, duke i kërkuar kompanisë Apple të “rregullojë këtë problem”.

Glitçi i alarmit duket se ndikon tek iPhone-t e instaluar me iOS 16, përditësimi i madh i ri i softuerit të Apple. Ai e bën alarmin të tingëllojë si një “pëshpëritje”, duke bërë që përdoruesit të vonohen për punë, dhe madje të humbasin fluturimet.

Në video, Burns thotë:

“Kush tjetër po ka problem me alarmin e iPhone-it? Po e vendos alarmin dhe kur vjen mëngjesi, pse dëgjoj këtë?”

Ajo luan alarmin, i cili tingëllon shumë i butë: “bur, bur, bur”.

“Pse më pështpërit mua? Nuk mund të zgjohem me këtë. Tani jam në panik se nuk do të zgjohem dot në mëngjes sepse alarmi është kaq i qetë. E kam rritur volumin, e kam vendosur të fortë… çfarë po ndodh?”

Përdoruesit e tjerë në TikTok reaguan menjëherë:

“I njëjti problem! Mendova se po bëhesha e çmendur.”

“Sot humba fluturimin për shkak të këtij problemi.”

“A nuk zgjoheni natyrshëm për t’u bërë gati? Pyes për një mik.”

“Po, shumë irrituese. Duhet ta kontrolloj çdo natë para se të fle për shkak se gjithmonë bëhet i qetë vetë.”

Në faqen e Apple Community, një përdorues tjetër i iOS 16 tha se po përjetonte një problem të ngjashëm, megjithëse nuk dëgjonte fare alarmin. Ai spekuloi se shkak mund të jenë karakteristikat Attention Aware të Apple, të cilat ulin volumin e alarmit kur përdoruesi po sheh në telefon.

Si ta rregulloni alarmin e qetë ose të heshtur në iPhone

Çaktivizoni Attention Aware: Shkoni te Settings → Face ID & Passcode dhe fikni këtë opsion. Kjo duhet të sigurojë që alarmi të tingëllojë normalisht, pavarësisht nëse po shikoni telefonin.

Rregulloni volumin manualisht: Shkoni te Settings → Sounds & Haptics → Ringtone and Alerts dhe rrisni volumin duke përdorur slider-in. Opsioni “Change with Buttons” lejon përdorimin e butonave të telefonit për të ndryshuar volumin e alarmit.

Provoni aplikacione të tjera për alarm: Në TikTok, përdoruesit rekomandojnë Alarmy, një aplikacion që ngre përdoruesin duke kërkuar për zgjidhjen e misioneve, si zgjidhja e problemeve matematikore ose marrja e një fotografie. Ai gjithashtu rrit gradualisht volumin nëse përdoruesi nuk e ndalon menjëherë.

Glitçi i alarmit është vetëm problemi më i fundit me iOS 16, i cili u publikua në shtator dhe është optimizuar për iPhone 17, por funksionon edhe tek modelet më të vjetra. Përditësimi solli:

Liquid Glass, një dizajn vizual i ri për ikonat.

App Games të reja.

Live Translation, që përkthen thirrjet në kohë reale.

Megjithatë, përdoruesit janë ankuar se Liquid Glass bën që ikonat e aplikacioneve të shfaqen të pjerrëta, duke i bërë “të ndihen të dehur”. /GazetaExpress/