Leo Messi në ekipin e vitit në MLS - Gazeta Express
string(34) "leo-messi-ne-ekipin-e-vitit-ne-mls"

Sport

Gazeta Express

05/11/2025 17:32

Leo Messi në ekipin e vitit në MLS

Sport

Gazeta Express

05/11/2025 17:32

Superylli argjentinas, Lionel Messi, është përfshirë në listën e lojtarëve më të mirë të sezonit 2025 nga federata e futbollit amerikan (MLS). Në këtë formacion të yjeve, Messi është pjesë e sulmit së bashku me Denis Bouanga dhe Anders Dreyer.

Në mesfushë, dominon një grup i fortë me Evander, Berhalter dhe Cristian Roldan, ndërsa në mbrojtje paraqiten Alex Freeman, Tristan Blackmon, Jakob Glesnes dhe Wagner. Portieri që mbyll këtë formacion të shquar është Dayne St. Clair.

Përveç përfshirjes në këtë formacion elitar, Messi ka fituar gjithashtu Këpucën e Artë të MLS për sezonin 2025, duke shënuar 29 gola dhe realizuar 19 asiste – një shifër impresionuese që tregon performancën e tij të jashtëzakonshme në ligën amerikane.

/GazetaExpress/