Zyrtare: Elon Berisha merr drejtimin e Malishevës - Gazeta Express
string(48) "zyrtare-elon-berisha-merr-drejtimin-e-malisheves"

Futboll

Gazeta Express

05/11/2025 15:23

Zyrtare: Elon Berisha merr drejtimin e Malishevës

Futboll

Gazeta Express

05/11/2025 15:23

Tashmë është zyrtare. Elon Berisha do të jetë trajneri i ri i Malishevës.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Berisha do ta zëvendësojë Qatip Osmanin, i cili u largua para disa ditësh, pas rezultateve negative.

Elon Berisha arriti që edicionin e kaluar ta inkuadrojë Prishtinën e Re në Superligë, ndërsa u largua nga kjo skuadër në xhirot e para në kampionat, për shkak të rezultateve negative.

Aktualisht, Malisheva gjendet në vendin e gjashtë në Superligë me 16 pikë pas 12 ndeshjeve.