Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, për ish-krerët e UÇK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka akuzuar Kurtin se për pesë vjet nuk ka ndërmarrë asnjë veprim real për t’u dalë në krah ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke përmendur pengesa në financim dhe mungesë të mbështetjes institucionale.
“Pesë vjet heshtje, pesë vjet pengesa për financa e mungesë vullneti institucional. Asnjë vizitë, asnjë përpjekje reale”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, publikimi i letrës tani ka vetëm një qëllim, përfitimin elektoral para zgjedhjeve.
“Tani, kur proceset po afrohen drejt fundit, Albin Kurti publikon një letër të vitit 2022 që s’paska prodhu asgjë e as sot s’ka kurrfarë relevance. Ka vetëm qëllimin e efektit elektoral pak para zgjedhjeve. Asgjë më shumë”, shkroi Deliu.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...