Zvicra publikon listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë - Gazeta Express
string(60) "zvicra-publikon-listen-per-ndeshjet-ndaj-kosoves-dhe-suedise"

Futboll

Gazeta Express

05/11/2025 10:51

Zvicra publikon listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë

Futboll

Gazeta Express

05/11/2025 10:51

Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Granit Xhaka është i ftuar për këto dy ndeshje, por jo edhe Ardon Jashari, i cili së fundmi ka nisur stërvitjet me Milanin pas lëndimit që pësoi.

Pjesë e listës është edhe Adrian Bajrami, që së fundmi la Shqipërinë për ta përfaqësuar Zvicrën.

Gjithashtu, Andi Zeqiri është tjetër futbollist me prejardhje shqiptare që është i ftuar te Zvicra për këto dy ndeshje mjaft të rëndësishme.

Helvetikët përballen me Suedinë fillimisht, e më pas vijnë në “Fadil Vokrri” për t’u ndeshur me Kosovën në duelin e fundit të këtij cikli kualifikues.

Aktualisht, Zvicra prin në grupin B me 10 pikë, tri më shumë se Kosova e vendit të dytë.