Pas më shumë se një dekade në smartphone, WhatsApp tashmë është i disponueshëm në Apple Watch, duke lejuar përdoruesit të lexojnë dhe dërgojnë mesazhe drejtpërdrejt nga kyçja e dorës.
Përveç mesazheve tekst, përdoruesit mund të dërgojnë dhe të marrin mesazhe zanore vetëm duke folur në orë – si në filmat e “Star Trek” apo tek Buzz Lightyear.
Ky zhvillim sjell lehtësi të madhe për tre miliard përdoruesit globalë të WhatsApp, duke eliminuar nevojën për të nxjerrë telefonin nga çanta ose xhepi.
Funksionaliteti kryesor i WhatsApp në Apple Watch përfshin:
Njoftime për thirrje dhe mesazhe.
Dërgim dhe marrje të mesazheve tekst dhe zanore.
Mundësi për të reaguar me emoji.
Pamje të qartë të imazheve dhe sticker-ave.

Siguri e plotë përmes kriptimit fund-për-fund, që garanton se vetëm pjesëmarrësit në bisedë mund të shohin mesazhet.
Sipas një zëdhënësi të WhatsApp, aplikacioni po bëhet gradualisht i disponueshëm në të gjitha vendet ku mbështeten WhatsApp dhe iPhone, dhe instalohet automatikisht nëse Apple Watch-i dhe telefoni janë të lidhur dhe kanë aktivizuar shkarkimet automatike. Përndryshe, mund të instalohet manualisht përmes aplikacionit Watch.
Rrëfimi i ekspertëve
Konsulente për mediat sociale, Rhea Freeman, tha se padyshim do ta përdorë WhatsApp në smartwatch, duke e quajtur një “lëvizje shumë të zgjuar nga Meta”.

“Njerëzit duan të jenë gjithmonë të lidhur. Qoftë kjo e mirë për ta, është diskutim tjetër, por nuk mund të mohohet që është më praktike dhe ndoshta më e sigurt për t’iu përgjigjur mesazheve nga ora, veçanërisht gjatë udhëtimit apo në transport publik.”
Pak histori
WhatsApp u lançua në vitin 2009 dhe u blen nga kompania e Mark Zuckerberg, atëherë Facebook Inc, për 21.8 miliardë dollarë. Abonimi fillestar ishte vetëm 0.99$ në vit. Në 2016, tarifimi u hoq dhe përdorimi i platformës u rrit ndjeshëm.
Më vonë, WhatsApp filloi të funksionojë edhe në kompjuterë pa pasur nevojë për lidhje të vazhdueshme me telefonin dhe më pas u bë e mundur përdorimi i një llogarie në shumë smartphone.
WhatsApp është gjithashtu i mbështetur zyrtarisht në iPad që nga 27 maji i këtij viti.

Alternativa kryesore për WhatsApp
Telegram – Mesazhe që mund të vetë-shkatërrohen, kriptim fund-për-fund (jo aktiv automatikisht).
Signal – Mjaft i sigurt dhe me kod të hapur.
iMessage – Vetëm për përdorues iPhone, pa kufizime karakteresh dhe me Animoji.
Google Messages – Vetëm për Android, integrim me shërbimet e Google.
Facebook Messenger – Përfshin biseda sekrete, thirrje video dhe lojëra. /GazetaExpress/