Napoli rikthen Stanislav Lobotkan, së bashku me Scott McTominay dhe Rasmus Hojlund, ndërsa përballen me një krizë dëmtimesh në ndeshjen e Ligws sw Kampionwve kundër Eintracht Frankfurt.
Nw ndeshjwn qw nis në “Stadio Diego Armando Maradona” nga ora 18:45, startues wshtw edhe kapiteni i kombwtares sw Kosovws, Amir Rrahmani.
Presioni është i madh pas barazimit 0-0 me Como në Serie A të shtunën, por mbi të gjitha është nevoja për të kompensuar humbjen e rëndë 6-2 ndaj PSV Eindhoven.
Partenopei fituan me vështirësi 2-1 ndaj Sporting CP në shtëpi dhe kanë humbur ndaj Manchester City dhe PSV, duke e bërë këtë një ndeshje domethënëse për fitore.
Megjithatë, zgjedhjet e trajnerit Antonio Conte janë të kufizuara, pasi Lorenzo Lucca është i pezulluar pas kartonit të kuq në Eindhoven, ndërsa Kevin De Bruyne, Billy Gilmour, Leonardo Spinazzola, Alex Meret dhe Romelu Lukaku janë të dëmtuar.
Lajmi i mirë është rikthimi i Lobotka për një start të parë pas më shumë se një muaji, ndërsa Hojlund mbetet opsioni i vetëm si sulmues qendre. Eljif Elmas merr vendin në tridentin sulmues me Matteo Politano, duke e lënë David Neres në stol.
Për Eintracht Frankfurt, rekordet e tyre këtë sezon në Ligwn e Kampionwve janë kurioze: të tre ndeshjet e tyre përfunduan 5-1.
Ata fituan ndaj Galatasaray të Victor Osimhen, por humbën me të njëjtin rezultat ndaj Atletico Madrid dhe Liverpool.
Trajneri Dino Toppmöller gjithashtu ka probleme, pasi talenti Can Uzun, Oscar Hojlund dhe Elias Baum janë të dëmtuar. Lojtari për t’u ndjekur është Jonathan Burkardt, që ka shënuar tre gola në tre ndeshje të Ligws sw Kampionwve këtë sezon, plus gjashtë gola në tetë paraqitje në Bundesliga.
Mes lojtarëve të njohur në Frankfurt janë veterani Mario Götze, ish-mbrojtësi i Bolognas Arthur Theate dhe ish-lojtari i Romës Rasmus Kristensen.
Formacionet startuese:
Napoli: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno, Gutierrez; Anguissa, Lobotka, McTominay; Politano, Hojlund, Elmas
Stoli i Napolit: Contini, Ferrante, Juan Jesus, Neres, Olivera, Vergara, Beukema, Ambrosino, Lang
Eintracht Frankfurt: Zetterer; Kristensen, Koch, Theate; Collins, Larsson, Chaibi, Brown; Götze, Bahoya; Burkardt
Stoli i Frankfurtit: Grahl, Kaua Santos, Amenda, Knauff, Skhiri, Wahi, Dahoud, Doan, Chandler, Buta, Batshuayi./GazetaExpress/