Barcelona pritet të përballet sërish me kritika të forta për ndërtimin e “Camp Nou”, pas protestave të reja mbi punimet për rinovimin e stadiumit.
Në vitin 2023, klubi ishte kritikuar për përdorimin e praktikave të paligjshme të punës, por kishte premtuar se po korrigjonte situatën.
Tani, grupi turk i ndërtimit Limak, i cili ka marrë më parë kritika për shkelje mjedisore dhe të drejtave të punëtorëve, është sërish në qendër të vëmendjes.
Sindikata “Confederation Syndicate of Labour Commissions” (CCOO) protestoi këtë të mërkurë përpara “Camp Nou”, duke ngritur alarmin mbi punën e migrantëve të pa dokumentuar, që punojnë në kushte të paligjshme. Kreu i CCOO, Carlos del Barrio, tha se rreth 50 punonjës janë të prekur.
“Disa prej tyre kanë punuar 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për më shumë se një vit,” deklaroi ai për “Diario AS”.
“E dimë që ekziston shumë presion për të hapur stadiumin, por nuk mund të ndodhë kjo në kurriz të të drejtave të punëtorëve”, shtoi ai.
Protesta u shkaktua pasi kontraktorët “Limak” dhe “Ekstreme Works” kishin planifikuar të pushonin nga puna këta 50 punonjës, të cilët nuk janë të regjistruar në sigurimet shoqërore dhe aktualisht punojnë pa asnjë garanci ligjore në Spanjë.
Del Barrio i bëri thirrje qeverisë të aktivizojë ligjin që adreson situata të tilla për të garantuar të drejtat e punëtorëve.
“Momenti kur ata shkelin në territor turk, aftësia e tyre për t’u mbrojtur do të zvogëlohet,” theksoi ai.
Edhe pse “Limak” dhe “Ekstreme Works” po merren me këtë çështje pune, del Barrio vuri në dukje se Barcelona ka mbyllur sytë ndaj ankesave të tyre./GazetaExpress/