U lëndua duke goditur penalltinë, Dybala do t’i mungojë Romës për gjashtë javë - Gazeta Express
string(76) "u-lendua-duke-goditur-penalltine-dybala-do-ti-mungoje-romes-per-gjashte-jave"

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 17:21

U lëndua duke goditur penalltinë, Dybala do t’i mungojë Romës për gjashtë javë

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 17:21

Roma ka pësuar një goditje të madhe pasi ka konfirmuar se Paulo Dybala ka pësuar një këputje të shkallës mesatare në biceps femoris të kofshës së majtë, një lëndim që pritet ta mbajë jashtë fushave për 3 deri në 6 javë.

Klubi është ende në pritje për të parë si do t’i përgjigjet trajtimit sulmuesi argjentinas, përpara se të përcaktojë një afat më të saktë për rikthimin e tij, megjithëse mbetet e mundur që Gian Piero Gasperini dhe vetë lojtari të shtyjnë për një rikthim më të hershëm.

Duke shtuar pasigurinë rreth së ardhmes së tij, drejtori sportiv i Romës, Frederic Massara, ka pranuar së fundmi – sipas TuttoMercatoWeb – se nuk ka pasur ende bisedime për rinovimin e kontratës së Dybalas.

Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2026, dhe ndonëse një zgjatje mbetet e mundur, ekziston shqetësim për qëndrueshmërinë fizike të lojtarit.

Ish-sulmuesi i Juventusit, që humbi një penallti vendimtare kundër Milanit në fundjavë, vazhdon të jetë një nga lojtarët më teknikë të Romës, i aftë të ndezë “Olimpicon” sa herë që është në formë.

Megjithatë, në moshën 31-vjeçare, me dëmtimet e përsëritura dhe pagën e lartë, e ardhmja e tij afatgjatë në kryeqytet mbetet e pasigurt./GazetaExpress/