Shqipëria i njeh kundërshtaret e Botërorit, vajzat në të njëjtin grup me Uellsin, Çekinë e Malin e Zi - Gazeta Express
string(99) "shqiperia-i-njeh-kundershtaret-e-boterorit-vajzat-ne-te-njejtin-grup-me-uellsin-cekine-e-malin-e-zi"

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 15:47

Shqipëria i njeh kundërshtaret e Botërorit, vajzat në të njëjtin grup me Uellsin, Çekinë e Malin e Zi

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 15:47

Kombëtarja e vajzave njohu këtë të martë rivalet që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet kualifikuese do të nisin në muajin shkurt dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në qershor.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza Play-off.

Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet në vendin e I, II ose të III-të të grupit B.