Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet në Itali me kantatën skenike “Carmina Burana” me koreografi nga Toni Candeloro.
Më 29 nëntor në Venecia, me ftesë nga festivali prestigjioz “VeneziainDanza” dhe më 1 dhjetor në Potenza.
Kjo vepër madhështore, e realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Operën e Kosovës, përfaqëson një nga projektet më ambicioze të Baletit Kombëtar, duke bashkuar fuqinë e muzikës korale me ekspresivitetin e vallëzimit modern.
Premiera e “Carmina Burana” u dha në qershor të këtij viti në Prishtinë.