Erling Haaland insiston se “askush nuk mund t’i afrohet” Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit. Ylli norvegjez ka qenë në super formë këtë sezon, duke shënuar 17 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat për Manchester City. Performancat e tij kanë tërhequr krahasime me yjet si Messi dhe Ronaldo, përfshirë edhe nga vetë trajneri i tij, Pep Guardiola.
Megjithatë, Haaland është shprehur se nuk është në të njëjtin nivel me dy legjendat e futbollit botëror.
“Jo, aspak,” u përgjigj ai kur u pyet nëse e shihte veten në të njëjtin nivel me këtë dyshe legjendare.
“Shumë larg. Askush nuk mund t’u afrohet atyre dyve.”
/GazetaExpress/