Dëmtohet murali i Trent Alexander-Arnoldit - Gazeta Express
string(42) "demtohet-murali-i-trent-alexander-arnoldit"

Sport

Gazeta Express

04/11/2025 13:08

Dëmtohet murali i Trent Alexander-Arnoldit

Sport

Gazeta Express

04/11/2025 13:08

Murali i Trent Alexander-Arnold afër stadiumit Anfield është dëmtuar me mbishkrimin “Adios el Rata” (“Lamtumirë, miu”), të martën në mëngjes, pak para ndeshjes së fazës së Ligës së Kampionëve mes Liverpool-it dhe Real Madrid-it

27-vjeçari, produkt i akademisë së Liverpool-it, u bashkua me Real Madrid-in me parametra  zero në korrik të 2025 pas 250 paraqitjesh dhe gjashtë trofeve të fituar, gjë që shkaktoi reagime negative nga disa tifozë për shkak të asaj që e panë si mungesë besnikërie.

 Policia e Merseyside po heton dëmtimin kriminal, ndërsa në rrjetet sociale ka reagime të ndara mes atyre që e mbështesin aktin dhe atyre që kërkojnë respekt.

Real Madrid dhe Liverpool do të ndeshen sonte nga ora 21:00 në stadiumin Anfield në xhiron e 4-të të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

/GazetaExpress/