A po jetojmë në një simulim? Dëshmia matematikore që hedh poshtë idenë se universi është një kompjuter gjigant - Gazeta Express
string(109) "a-po-jetojme-ne-nje-simulim-deshmia-matematikore-qe-hedh-poshte-idene-se-universi-eshte-nje-kompjuter-gjigant"

AutoTech

Gazeta Express

31/10/2025 18:54

A po jetojmë në një simulim? Dëshmia matematikore që hedh poshtë idenë se universi është një kompjuter gjigant

AutoTech

Gazeta Express

31/10/2025 18:54

Një grup kërkuesish ndërkombëtarë ka dalë me një dëshmi matematikore që, sipas tyre, hedh poshtë përfundimisht teorinë se jeta jonë është pjesë e një simulimi kompjuterik.

Ideja që universi mund të jetë një program kompjuterik është mbështetur prej kohësh nga figura si Elon Musk dhe ka frymëzuar filma të famshëm si The Matrix.

Por, sipas studimit të ri, kjo teori nuk është vetëm e pamundur praktikisht — është matematikisht e pamundur.

Pse?

Sipas shkencëtarëve, natyra themelore e realitetit funksionon në mënyra që nuk mund të përshkruhen vetëm me algoritme apo llogaritje kompjuterike.

Në botën ku vepron fizika kuantike, ndodhin fenomene që nuk mund të përshkruhen nga asnjë kompjuter, sado i fuqishëm të jetë.

Dr. Francesco Marino, bashkautor i studimit nga Instituti Kombëtar Italian i Optikës, shpjegon për Daily Mail:

“Ne kemi treguar se një përshkrim plotësisht algoritmik i universit është i pamundur. Çdo simulim bazohet në rregulla të programuara, pra mund të imitojë vetëm pjesët ‘mekanike’ të realitetit, por jo ato të thellat, që nuk ndjekin algoritme.”

Argumenti që u shemb

Teoria e “universit-simulim” sugjeron se, nëse një civilizim krijon një univers virtual me jetë inteligjente brenda, ajo jetë mund të krijojë simulime të tjera — dhe kështu me radhë, në një varg pa fund.

Por studimi i botuar në Journal of Holography Applications in Physics, nga Dr. Mir Faizal (Universiteti i British Columbia) dhe kolegët e tij, vërteton se ky arsyetim nuk qëndron.

Rrënjët matematikore

Hulumtimi mbështetet në teorinë e gravitetit kuantik, e cila thotë se gjithçka — grimcat, fushat dhe vetë hapësira-kohë — del nga një realitet më i thellë, një “botë platonike” e përbërë nga informacion i pastër matematikor.

Por, sipas studiuesve, edhe kjo botë informacioni nuk mund të përshkruhet plotësisht nga llogaritjet e një kompjuteri.

Për këtë, ata përdorën disa teorema matematikore për të treguar se nuk mund të kemi kurrë një përshkrim të plotë dhe të qëndrueshëm të universit vetëm përmes kompjuterit.

Dr. Marino shpjegon me një shembull klasik:

“Nëse themi ‘Kjo fjali e vërtetë nuk mund të provohet’, përballemi me një paradoks: nëse provohet, është e rreme; nëse nuk provohet, është e vërtetë. Pra, çdo sistem logjik që përpiqet ta provojë do të mbetet i paplotë.”

Ky është thelbi i asaj që quhet Teorema e Paplotësisë e Kurt Gödel, e cila tregon se ka të vërteta që janë të pamundura për t’u provuar — jo për mungesë dijesh, por sepse kjo është matematikisht e pamundur.

Universi nuk mund të simulohet

Duke u bazuar në këto rezultate, autorët përfundojnë se:

“Një përshkrim i plotë i realitetit kërkon diçka që ne e quajmë kuptim jo-algoritmik — diçka që shkon përtej llogaritjeve dhe që nuk mund të simulohet.”

Dr. Lawrence Krauss nga Origin Project Foundation shton:

“Ne kemi treguar se nuk është e mundur të ekzistojë një ‘teori e gjithçkaje’. Një përshkrim i plotë i realitetit kërkon një formë më të thellë kuptimi, përtej matematikës dhe kompjuterëve.”

Çfarë është “Parimi Holografik”?

Ky parim, i propozuar nga fizikantë modernë, thotë se objektet tredimensionale në univers mund të përshkruhen si struktura dy-dimensionale, njësoj si hologramët.

Ai ka ndihmuar në zgjidhjen e paradoksit të famshëm të Stephen Hawking, i cili besonte se vrimat e zeza shkatërrojnë informacionin që “gëlltisin”.

Sipas parimit holografik, informacioni nuk zhduket, por kodifikohet në sipërfaqen dy-dimensionale të vrimës së zezë, e cila zgjerohet sa herë ajo thith materie. /GazetaExpress/