Artisti i njohur Bejta, i cili shpërtheu në muzikë me këngën “Lule”, duket se po përgatitet për një hap të ri në karrierën e tij.
Prej disa ditësh, rrjetet sociale të tij kanë qëndruar të heshtura në mënyrë të pazakontë, me të gjitha postimet e fshira dhe pa asnjë gjurmë aktiviteti, duke ngjallur shumë kureshtje dhe spekulime mes fansave.
Burime pranë tij zbulojnë se as bashkëpunëtorët më të afërt nuk kanë arritur të kontaktojnë, dhe menaxhmenti nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare. Sidoqoftë, një emision shou bizzi ka bërë me dije se zhdukja e Bejtës nuk është rastësore.
I vetmi postim i tij është para katër jave e ku Bejta shkruan poshtë një video: Bejta is watching you – një moto e njohur kjo që përdorët në tërë botën “Big Brother is watching you (Big Brother po ju vezhgon)
Sipas burimeve ai është në bisedime të avancuara për të qenë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, si një nga banorët që pritet të sjellë energjí dhe dinamizëm në shtëpi.

Bejta është i njohur jo vetëm për muzikën dhe stilin e tij unik, por edhe për veçorinë ikonike – syzat, të cilat pothuajse nuk i heq kurrë në publik apo në videoklipe.
Burime pranë produksionit kanë zbuluar se ekziston një foto ekskluzive e tij pa syza, një detaj që ka ngjallur interes të madh mes fansave.
Nëse vendos të pranojë këtë sfidë, Bejta do të hyjë në një realitet krejt ndryshe nga skena muzikore, ku kamera regjistrojnë çdo lëvizje, fjalë dhe emocion 24 orë në ditë, duke treguar një anë më njerëzore dhe autentike të tij.

Pjesëmarrja në Big Brother VIP ka shërbyer për shumë artistë si një trampolinë për të afruar marrëdhënien me publikun, dhe fansat e Bejtës shpresojnë që ky hap të jetë po aq i suksesshëm.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky mister do të zgjidhet brenda mureve të shtëpisë më të komentuar të Kosovës, ku çdo sekret mund të zbulohet dhe çdo maskë bie nën syrin e miliona shikuesve. /GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...