Abdixhiku nga tubimi mbyllës i Prishtinës: Me gjithë pengesat e mëdha treguam çfarë do të thotë qeverisja e ndershme - Gazeta Express
string(115) "abdixhiku-nga-tubimi-mbylles-i-prishtines-me-gjithe-pengesat-e-medha-treguam-cfare-do-te-thote-qeverisja-e-ndershme"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 18:40

Abdixhiku nga tubimi mbyllës i Prishtinës: Me gjithë pengesat e mëdha treguam çfarë do të thotë qeverisja e ndershme

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 18:40

“Do ta bëjmë këtë qytet sepse e dojmë. Sepse Prishtina duhet, nuk lakmohet”, kështu u shpreh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku në tubimin mbyllës të Prishtinës, për këto zgjedhje lokale.

Sipas tij, sot Prishtina që u zotua Abdixhiku dhe Rama, se do ta duan me plot zemër, flet me vepra.

“Flet me shkolla që kanë ndryshuar çdo mëngjes të fëmijëve tanë. Flet me mësimin tërëditor që ka lehtësuar çdo nënë, çdo prind, çdo familje të këtij qyteti. Flet me rrugë që lidhen, me unaza që hapen, me sheshe që marrin jetë, me lagje që marrin frym”, tha Abdixhiku.