Cole Palmer ka zbuluar tre lojtarët që ai i vlerëson më shumë se Cristiano Ronaldon, duke treguar qartë mendimin e tij për GOAT-in e futbollit.
Ylli i Chelseat u pyet nga Sports Direct që të rendiste pesë lojtarët më të mirë në botë, por Ronaldo, i cili për shumë tifozë dhe analistë konsiderohet si lojtari më i madh në histori, përfundoi në vendin e katërt në listën e Palmerit.
Palmer shpalli Lionel Messin si GOAT-in, përpara se të përmendte Neymarin dhe Wayne Rooneyn.
Messi pati një karrierë legjendare te Barcelona, ku fitoi 10 tituj të La Ligës dhe 4 Liga të Kampionëve.
Ndërsa Neymar, i cili luajti përkrah tij në “Camp Nou”, u vlerësua për stilin dhe ndikimin e tij në futbollin modern.
Sa i përket Rooneyt, Palmer kujtoi ngritjen e tij të shpejtë pas golit të famshëm me Evertonin ndaj Arsenalit, përpara se të bëhej një ikonë e Manchester United, me 253 gola të shënuar për klubin – rekord historik që qëndron ende.
Në fund të renditjes, Ronaldo, tashmë 40 vjeç, vazhdon të shkëlqejë me Al Nassr, duke shënuar 5 gola në 6 ndeshje këtë sezon. Ai nuk ka ndërmend të ndalë ende karrierën e tij të pasur me trofe e rekorde.
Palmer, i cili u bashkua me Chelsean nga Manchester City në verën e vitit 2023, fillimisht mbante fanellën nr. 20, por në sezonin 2025/26 zgjodhi të veshë fanellën nr. 10 – të frymëzuar nga Messi dhe Rooney, të cilët e kanë mbajtur këtë numër në karrierën e tyre.
“Messi, ai më i madhi, Rooney dhe lojtarë të tillë. Është një numër ikonik. E kam mbajtur gjithmonë numrin 10 që kur isha fëmijë, më pëlqen shumë,” – tha Palmer.
Ai tregoi gjithashtu se ishte tifoz i Manchester United në fëmijëri dhe se Wayne Rooney ishte idhulli i tij:
“Kur kthehem në ‘Old Trafford’, është një ndjenjë e veçantë, sepse dikur shkoja aty për të parë ndeshje. Mbaja për United dhe Rooney ishte ndoshta lojtari më i mirë kur i ndiqja.”/GazetaExpress/