Tetori Rozë: ‘Emona Brand’ përkrah fuqishëm ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit - Gazeta Express
string(78) "tetori-roze-emona-brand-perkrah-fuqishem-ndergjegjesimin-per-kancerin-e-gjirit"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:50

Tetori Rozë: ‘Emona Brand’ përkrah fuqishëm ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:50

‘Emona Brand’ bashkohet me mijëra zëra në mbarë botën për të përkrahur kauzën e grave që përballen me kancerin e gjirit dhe për të theksuar rëndësinë e kontrollit të hershëm.

Muaji Tetor, ndryshe i njohur si ‘Tetori Rozë’, është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Gjatë këtij muaji, institucionet dhe markat anembanë botës bashkohen për të shpërndarë mesazhe sensibilizuese dhe për të inkurajuar kontrollet parandaluese.

“Çdo hap i vogël drejt trajtimit është një fitore e madhe!” është motoja e sivjetme e fushatës së ‘Tetorit Rozë’.

“Me ty fillon parandalimi!” është thirrja për ndërgjegjësimin — një kujtesë që kujdesi ndaj vetes është hapi i parë drejt shëndetit.

‘Emona Brand’ iu fton të bëheni pjesë e kësaj fushate duke kontribuar në ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit. Sepse vetëm së bashku mund ta përhapim mesazhin e shpresës, forcës dhe parandalimit.