Edhe Miljana Nikoliq dështon të zgjidhet nënkryetare - Gazeta Express
string(52) "edhe-miljana-nikoliq-deshton-te-zgjidhet-nenkryetare"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 11:20

Edhe Miljana Nikoliq dështon të zgjidhet nënkryetare

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 11:20

Deputetja e Listës Srpska, Miljana Nikoliq, ka dështuar të marrë votat e nevojshme për t’ui zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti serb.

Kjo ishte kandidatura e pestë nga Lista Srpska pasi po ezaurohen kandidatët e propozuar pas dështimit për të marrë mbështetjen e nevojshme.

Kandidatët e Listës Srpska po marrin vetëm nëntë vota pro, pra të partisë së tyre.

Vetëvendosje po voton kundër kandidatëve të Listës Srpska, ndërsa PDK dhe LDK po abstenojnë bashkë me disa deputetë nga komunitetet joshumicë joserbe.

Të gjithë deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votim, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese./Express/