jë oficer i lidhur me Al-Kaedën, Muhammad ‘Abd-al-Wahhab al-Ahmad, është vrarë nga një sulmi nga një dron i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) në Siri. Sulmi është kryer më 2 tetor, teksa njoftimi është dhënë dje.
Al-Ahmad ishte pjesëtar i grupit Ansar al-Islam, një fraksion terrorist që bën pjesë në strukturën më të gjerë të Al-Kaedës. Sipas njoftimit të CENTCOM-it, ai ishte zyrtar i lartë dhe planifikues operativ brenda organizatës.
“Forcat amerikane në Lindjen e Mesme mbeten të pozicionuara për të penguar dhe mposhtur përpjekjet e terroristëve për të planifikuar, organizuar dhe kryer sulme,” tha Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM-it. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë atdheun tonë, ushtarët tanë, aleatët dhe partnerët tanë në gjithë rajonin dhe më gjerë.”
Siç raportohet, vetura me të cilën po udhëtonte u godit gjatë lëvizjes dhe al-Ahmad u vra në vend.
“Sipas informacioneve të paverifikuara nga blogerë ushtarakë në rajon dhe botë, al-Ahmad u vra nga një raketë Hellfire R-9X, e njohur ndryshe si “Ninja”.
Kjo raketë është projektuar posaçërisht për këto lloj vrasjesh dhe përdoret nga ushtria amerikane për të eliminuar drejtues të lartë të organizatave terroriste në Lindjen e Mesme.
Ndryshe nga raketat tradicionale, R-9X nuk përmban eksploziv, por është e pajisur me gjashtë tehe të mëdha metalike, secili rreth 45 centimetra i gjatë, që hapen menjëherë para se raketa të godasë objektivin.Këto tehe godasin me forcë të madhe centrifugale, duke dëmtuar gjithçka në shtegun e rrezeve laser që kanë shënjestruar objektivin — duke e shkatërruar pa shpërthim.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...