Të përfshirë në së paku 15 raste të vjedhjeve, arrestohen B.J. 56 vjeç dhe M.C. 51 vjeç - Gazeta Express
string(84) "te-perfshire-ne-se-paku-15-raste-te-vjedhjeve-arrestohen-b-j-56-vjec-dhe-m-c-51-vjec"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 11:48

Të përfshirë në së paku 15 raste të vjedhjeve, arrestohen B.J. 56 vjeç dhe M.C. 51 vjeç

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 11:48

Policia në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje.

Bëhet fjalë për:

• B.J. mashkull, 56 vjeç, shtetas i Kosovës,

• M.C. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Kosovës.

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë.”